Gjykata merr vendim për të dyshuarin për krime lufte në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për të dyshuarin për krime lufte në Vushtrri

    Insajderi
    19 August 2025 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim për ndaj Sinisha Spasiq,i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Vushtrri.

    Gjykata tha se gjyqtari i procedurës paraprake, gjatë seancës dëgjimore të mbajtur më 19 gusht, vlerësoi se “janë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin S.S.”, pasi shtoi se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer këtë vepër penale.

    Sipas Themelores, nëse S.S. gjendet në liri, ai mund të arratiset pasi që është shtetas i Serbisë, andaj argumentoi se ka gjasa reale që ai më pas të jetë i paarritshëm nga gjyqësori kosovar.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 06.04.1999, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, i pandehuri S.S. me pjesëtarë të tjerë të uniformuar, me uniforma të policisë dhe ushtrisë së Serbisë në fshatin Reznik të Vushtrrisë gjatë një aksioni mirë të organizuar kishin plaçkitur e djegur shtëpi dhe kishin vrarë civil të paarmatosur dhe atë I.U., M.U. me bashkëshortet, po ashtu B.U., F.U., S.U. dhe F.U., gjatë ditës kritike ishin vrarë edhe T.U. me bashkëshorten H.U.”, tha Gjykata Themelore.

    “Ndërsa, pas plaçkitjes së parave, e kishin marr me dhunë viktimën B. e kishin dërguar në katin e dytë të shtëpisë, ku fillimisht e kishin rrahur, maltretuar dhe dhunuar seksualisht njëri pas tjetrit, me ç’rast i kishin shkaktuar të njëjtës lëndime të rënda trupore”, shtoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark