Gjykata merr vendim për “të fortin” e Maqedonisë që u arrestua në Ferizaj, dyshohet për vrasje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për “të fortin” e Maqedonisë që u arrestua në Ferizaj, dyshohet për vrasje

    Insajderi
    21 April 2024 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.E., i kërkuar nga Autoritete e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë, e cila vepër penale është paraparë edhe sipas Kodin Penal të Republikës së Kosovës, nenit 173 të KPRK – së.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se kundër të njëjtit është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesë të datës 7 mars 2022 të shtetit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të veprës penale vrasja e rëndë, e cila vepër penale është paraparë edhe sipas Kodin Penal të Republikës së Kosovës, nenit 173 të KPRK – së.  Lidhur me këtë i pandehuri N.E., është dënuar me dënim burgimi nga Gjykata e Shkupit, ku i njëjti ka qenë në vuajtjen e dënimit disa vite, ashtu që ende pa e vuajtur në tërësi dënimin, por në momentin kur është liruar në vizitë, është arratisur nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform nenit 22 paragrafi 1 të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështje Penale (Ligji nr. 04/L-213) dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark