×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim të ri për dy të dyshuarit për spiunazh

    Insajderi
    05 July 2024 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi u arrestuan nën dyshimin për spiunazh. Për rastin është ndërmarr veprimi i fundit. Gjykata Themelore ka vendosur t’ua zgjasë masën e paraburgimit.

    Këtë për Insajderin e konfirmoi zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi duke shtuar se është vendosur që masa të vazhdohet edhe për dy muaj të tjerë.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve B.Sh dhe M.Q, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 05.07.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit dy të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, tha ajo për Insajderin.

    Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë arrestuar nga Policia e Kosovës rreth katër javë më parë nën dyshimin për spiunazh.

    Që të dy dyshohen se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe duke iu ofruar informacione sa i përket zhvillimeve në Kosovë, sidomos në aspektin e sigurisë.

    Hetimet në lidhje me dy të dyshuarit kishin filluar që në vitin 2023, në bashkëpunim të AKI-së, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë.

    Gjatë kontrolleve të kryera në shtëpitë e të dyshuarve në cilësi të provave materiale Policia kishte sekuestruar dokumente, kompjuterë, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione e maska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark