Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka shpallur fajtorë për vrasje në tentativë, N.B. Ai u dënua me burgimi në kohëzgjatje prej tre vjetëve.
Sipas njoftimit nga Gjykata, i pandehuri N.B, akuzohet se gjatë vitit 2015, në Ferizaj me dashje ka tentuar të vras të dëmtuarin E.B, për shkak të një shume të parave borxh prej 5 mijë eurove.
Ai në parkingun e veturës afër një marketi në Ferizaj, ka pritur të dëmtuarin të cilin më pas e ka goditur me thikë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. /Insajderi.com