Gjykata në Ferizaj e dënon me 8 vjet burgim të akuzuarin për grabitje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata në Ferizaj e dënon me 8 vjet burgim të akuzuarin për grabitje

    Insajderi
    24 March 2017 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor Xh.S për grabitje.

    Kjo gjykatë i shqiptoi dënimin me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë vitesh dhe dënim me gjobë në shumë prej tremijë euro.

    Sipas njoftimit nga gjykata Xh.S, gjatë vitit 2015 në Ferizaj, si anëtar i grupit ka hyrë në shtëpinë e A.S së bashku edhe me dy persona tjerë,  të maskuar nën kërcënimin e armës  kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit.

    “I dëmtuari G.S i cili ishte i vetëm në shtëpi, është tërhequr zvarrë nëpër shtëpi duke i kërkuar parat e babait të tij i cili posedon një ndërmarrje për këmbimin e valutave, duke ia drejtuar revolen, me ç’rast kanë filluar të demolojnë orenditë e dhomave, ku kanë gjetur dymijë e treqind (2.300) € euro dhe stoli ari në vlerë rreth njëmijë e katërqind (1.400)€”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq akuza për armëmbajtje ndaj Xh.S nuk është vërtetuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark