
Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgim prej një muaji për të dyshuarin D.Z., nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.
“Sipas kërkesës, “Nga muaji prill 2025 deri më 2 tetor 2025 në Gjakovë, i pandehuri, përmes komunikimit në rrjetin social Snapchat, ka realizuar takime me të miturën (e lindur 2010), gjatë të cilave takime pa pëlqimin e saj ka kryer akte seksuale-orale. I pandehuri e incizoi të dëmtuarën gjatë aktit dhe më pas e kërcënoi se do ta publikonte incizimin nëse i tregonte dikujt, duke e detyruar që të takohej përsëri me të.””, thuhet në njoftimin e gjykatës, shkruan Insajderi.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ”Dhunimi”.
“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale”, vijon njoftimi.
I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor. /Insajderi.org/