​Gjykata në Londër: Veprimi i qeverisë britanike ndaj qytetarëve të BE-së është i paligjshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Gjykata në Londër: Veprimi i qeverisë britanike ndaj qytetarëve të BE-së është i paligjshëm

    Insajderi
    21 December 2022 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plani i qeverisë britanike që qytetarët e BE-së të qëndrojnë në vend pas Brexit është i paligjshëm, vendosi sot Gjykata e Lartë e Londrës.

    Autoriteti i Pavarur i Monitorimit (IMA), një mbikëqyrës i krijuar nga qeveria britanike për të mbikëqyrur të drejtat e qytetarëve, ka paditur Ministrinë e Brendshme të Britanisë, duke pretenduar se po shkel marrëveshjen e tërheqjes nga BE duke u kërkuar qytetarëve të saj të riaplikojnë për një licencë për të jetuar dhe punuar në Britani.

    Avokatët e IMA-s kanë pretenduar se Britania po u kërkon në mënyrë të paligjshme qytetarëve të BE-së që të riaplikojnë për leje qëndrimi dhe pune, edhe pse ata i kanë marrë ato tashmë përpara se Britania të largohej nga BE.

    Qytetarët e BE-së, të cilët lejohen të qëndrojnë në Britani përpara Brexit, do të duhet të riaplikojnë për statusin e fituar tashmë brenda pesë vjetësh ose automatikisht të humbasin të drejtën për të qëndruar në Britani, nëse nuk kanë të ashtuquajturin status të para-rezidencës.

    Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Peter Lane deklaroi se vendimi i qeverisë britanike ishte “ligjërisht i gabuar”, duke e bërë të paligjshëm planin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që qytetarët e BE-së të qëndrojnë në vend pas Brexit.

    Avokatët e Home Office të Britanisë së Madhe kanë njoftuar se do të apelojnë kundër këtij vendimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark