Gjykata në Prizren merr vendim për zyrtaren e Urbanizmit, e cila dyshohet për keqpërdorim pozite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata në Prizren merr vendim për zyrtaren e Urbanizmit, e cila dyshohet për keqpërdorim pozite

    Insajderi
    21 June 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtares së Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj.

    Përfaqësuesit ligjor të Osmanollajt kanë deklaruar se “Gjykata ka treguar integritet të plotë në vlerësimin objektiv të kërkesës së Prokurorisë, duke konstatuar se nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës më të rëndë sigurie – paraburgimin”

    “Paraburgimi nuk duhet të trajtohet si mjet standard i procedurës penale, por si një masë ekstreme që merret vetëm kur provat konkrete dhe rrethanat e çështjes e justifikojnë plotësisht”, thuhet në deklaratën e tyre.

    Kujtojmë që Shpresa Osmanollaj është e dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark