Gjykata ruse lëshon urdhër-arrest për ish-kryeministrin ukrainas – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjykata ruse lëshon urdhër-arrest për ish-kryeministrin ukrainas

    Insajderi
    27 March 2017 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë në qytetin rus Yessentuki ka lëshuar urdhër-arrest për ish-kryeministrin ukrainas, Arseniy Yatsenyuk.

    Sipas deklaratës së lëshuar nga gjykata, urdhër-arresti ndërkombëtar për Yatsenyukun ka qenë në fuqi që prej 21 shkurtit.

    Yatsenyuk kërkohet për gjykim nën akuza për pjesëmarrje në grup të armatosur në Çeçeni në mes të viteve të 90-ta dhe për luftime kundër trupave ruse.

    Yatsenyuk ka konfirmuar se qeveria e Ukrainës i ka treguar atij për këtë urdhër-arrest.

    Në shtatorin e 2015-ës, kreu i komitetit hetues të Rusisë, Aleksandr Bastrykin e ka akuzuar Yatsenyuk se ka luftuar në Çeçeni dhe se ka torturuar dhe ekzekutuar ushtarë rusë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark