Gjykata shkarkon Presidenten e Koresë së Jugut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjykata shkarkon Presidenten e Koresë së Jugut

    Insajderi
    10 March 2017 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtarët e Koresë së Jugut kanë provuar fajësinë e  Presidentes Park Geun-hye, duke e shkarkuar atë nga detyra.

    Ajo u fajësuan nga parlamenti në dhjetor, në lidhje me përfshirjen e saj në një skandal korrupsioni, që përfshinte edhe mikun e afërt të saj Choi Soon-sil.

    Shkarkimin e zonjës Park nga detyra do të thotë se Koreja e Jugut tani duhet të zgjedhë një president të ri deri në fillim të majit.

    Gjithashtu ajo humbi edhe imunitetin e saj prej presidenti dhe tashmë mund të ndiqet penalisht.

    Ajo dhe miku i saj, Choi kanë mohuar akuzat, por nuk ia arritën të bindin gjykatën për pafajësinë e tyre.

    Znj. Park ishte pezulluar nga detyra si presidente që nga dhjetori dhe kryeministri i vendit kishte marrë përsipër, përkohësisht, përgjegjësitë e saj.

    Ky shkarkim përbën edhe rastin e parë në Korenë e Jugut, ku një udhëheqës i parë, i zgjedhur në mënyrë demokratike, shkarkohet nga detyra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark