Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka reaguar pas dënimit me 18 vjet burgim të Pjetër Shalës nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se sikurse në rastet e kaluara, kjo gjykatë aktgjykimet i merr politikisht.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit.Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli”.
“Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, tha ai në një reagim në Facebook.