
Gjykata Speciale e ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilajn.
Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur i biri i tij, Blendi Kilaj.
Ai tha për Insajderin se arrestimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, teksa nuk iu është bërë e ditur arsyeja e arrestimit.
Tutje, ai shtoi se Kilaj pritet të niset për në Hagë.
Dhomat e Specializuara në Hagë kishte liruar “me kushte të rrepta”, Kilajn. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh.
Në nëntor të vitit 2023, Kilaj u arrestua nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë. /Insajderi.org/