×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale e dënon Pjetër Shalën me 18 vjet burg

    Insajderi
    16 July 2024 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhomat e Specializuara të Hagës e kanë shpallur fajtor Pejtër Shalën dhe e kanë dënuar me dënim të njehsuar me burg prej 18 vitesh.

    “Në emër të popullit të Kosovës, në bazë të neneve 43, 44, ju shpall ju z. Shala fajtor për veprat penale, ndalim arbitrar, torturë si krim lufte, vrasje e paligjshme si krim lufte në bazë të nenit 14, si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Ju shpall të pafajshëm për trajtim mizor”, ka thënë gjyqtarja.

    “Duke qenë se jeni shpallur fajtor më shumës se një vepër penale, trupi gjykues ka vendosur nga një dënim për secilën. Së pari do të japë dënimin në vete dhe më pas vendimin në tërësi. Dënim me 6 vjet për ndalim arbitrar, Dënim me 16 vjet për torturë, Dënim me 18 vjet për vrasje të paligjshme.Trupi gjykues ju dënon me dënim të njësuar 18 vjet burgim, ku llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka përfunduar gjyqtarja.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark