×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata speciale e lë në paraburgim Haxhi Shalën

    Insajderi
    10 September 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli i Gjykatës Supreme të Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

    Paneli i Supremes që e mori këtë vendim ishte i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen,

    “ Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin”, theksohet në vendim.

    Në këtë rast, pos Haxhi Shalës akuzohen edhe Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari ku aktakuzat ndaj tyre ishte ngritur në tetor dhe dhjetor të vitit 2023.

    Ata akuzohen se kanë provuar që ta bindin një dëshmitar të mos dëshmojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark