Gjykata Speciale fton edhe dy ish-pjesëtar të UÇK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Gjykata Speciale fton edhe dy ish-pjesëtar të UÇK-së

    Insajderi
    15 October 2019 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se të gjithë ata që janë të ftuar nga kjo Gjykatë do të dalin faqebardhë.

    “Sapo morra lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesē për anëtarin e kryesisë, njëherësh kryetarin e degës së Prishtinës Fatmir Sopi dhe veteranin e UÇK-së Sejdi Veseli”, ka shkruar ai në facebook.

    Gucati sot paradite ka njoftuar se ftesë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, i cili ndryshe njihet edhe si kirurgu i UÇK-së, për veprimtarinë e tij të madhe gjatë kohës së luftës, ku në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark