Në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin. Vendimi është marrë pikërisht sot nga Trupi Gjykues, kur Kosova feston 15 vjet shtet.
Në vendimin e publikuar sot, Gjykata Speciale thekson se arsyet e mbajtjes së Thaçit në paraburgim vazhdojnë të jenë të qëndrueshme. Sipas Prokurorit të Specializuar, në shumë raste paraburgimi i Thaçit është parë si i justifikueshëm.
Pasi numëroi disa arsye për nevojën e vazhdimit të paraburgimit, Gjykata Speciale tregoi se çka saktësisht ka vendosur për Thaçin.
“Për arsyet e lartëcekura, Paneli nëpërmjet kësaj:
Urdhëron vazhdimin e ndalimit të z. Thaçit; dhe
Urdhëron ZPS-në të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e radhës së ndalimit të z. Thaçit, jo më vonë se të hënën, 27 mars 2023, me përgjigje dhe kundërpërgjigje, duke ndjekur afatin kohor të paraparë në Rregullin 76” – shkruhet në vendimin e nënshkruar nga ana e gjyqtarit Charles L. Smith.
Ndërsa, prokuroria ka deri më 27 mars kohë që t’i përgjigjet.