Gjykata Speciale ka konfirmuar vizitën e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në Kosovë.
Një zëdhënëse e Gjykatës Speciale për Gazetën Insajderi ka thënë se vizita është lejuar në sajë të arsyeve humanitare. Sipas Speciales, Thaçi pritet ta vizitojë familjen e tij.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojënjë vizitë në Kosovë për Hashim Thaçin që të takojë familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim në Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kanë deklaruar nga kjo gjykatë.
Gazeta Insajderi mëson se arsyeja e ardhjes së Thaçit në Kosovë është për të vizituar nënën e tij.
Ajo ditë më parë u raportua se kishte probleme shëndetësore.