Gjykata Supreme britanike: Paralamenti duhet ta votojë Brexit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjykata Supreme britanike: Paralamenti duhet ta votojë Brexit

    Insajderi
    24 January 2017 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe, ka vendosur që kryeministrja e këtij vendi, Theresa May, duhet patjetër ta marrë aprovimin e Parlamentit për të filluar shkëputjen formale të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

    Për kryeministren e Britanisë së Madhe, është e pa mundur  për të thirrur Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës të BE-së dhe të nisë bisedimet dyvjeçare për shkurorëzim, kjo pasi që organi më i lartë gjyqësor i Britanisë së Madhe, ka hedhur poshtë argumentet e qeverisë se May do të mund thjesht ta përdorte pushtetin ekzekutiv, të njohur si “privilegj mbretëror”.

    Gjykata ka refuzuar argumentet se kuvendet e deleguara të Britanisë së Madhe në Irlandën Veriore, Skoci dhe Uels duhet të japin miratimin e tyre para se të thirret Artikulli 50.

    “Referendumi është i një rëndësie të jashtëzakonshme politike, por Akti i Parlamentit i cili e thelëmoi atë nuk kishte thënë se çfarë duhet të ndodhë si pasojë,” ka thënë Presidenti i Gjykatës Supreme, David Neuberger.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark