Kryetrai i deritanishëm i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka ofruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, një muaj para se t’i skadojë mandati i rregullt shtatëvjeçar.
Dorëheqja e tij është miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Është e vërtetë se me të përfunduar të mandatit të kryetarit të Gjykatës, më 16.02.2017, unë s’do jem më as gjyqtar i Gjykatës Supreme. Arsyeja është se do t’i përkushtohem arsimit -mësimdhënies në fakultet”, tha Hasani për KALLXO.com.
Hasani në pozitën e Kryetarit të Gjykatës Supreme ishte nga 16 shkurti i vitit 2010 ndërsa kishte mandat 7 vjeçar.
Fejzullah Hasani ishte në Gjykatën Supreme nga viti 2003 fillimisht si gjyqtar, pastaj nga viti 2009 si Zëvendës Kryetar i kësaj gjykate e duke vazhduar më pas si kryetar i gjykatës së shkallës së tretë në Kosovë.