Gjykata Themelore e anulon vendimin e ZRRE-së për t’ua paguar rrymën 4 komunave veriore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjykata Themelore e anulon vendimin e ZRRE-së për t’ua paguar rrymën 4 komunave veriore

    Insajderi
    11 October 2021 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta anulojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për t’ua paguar rrymën katër komunave në veri të Kosovës gjatë viteve 2012-2017.

    Pas ankesës së Avokatit të Popullit, Gjykata e konsideron të kundërligjshëm vendimin e ZRRE-së. Ajo e ka detyruar KEDS-in që t’i kthejë mbi 40 milionë euro për t’ua kompensuar dëmin atyre që janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

    “Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i ZRRE-së dhe detyrohet që të ndërmarr veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06.02.2012 e deri më 20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro. Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark