×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata ua refuzon kërkesën, Xharra Towers vazhdon pa u penguar punën pavarësisht ankesave të banorëve

    Insajderi
    26 June 2024 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prizren e ka refuzuar kërkesën e banorëve të lagjes “Tirana”, për ndërprerje të punimeve të objektit banesor “Xharra Towers”.

    Përkundër ankesës së banorëve, se objekti i nisur së ndërtuari nga firma e Driton Xharrës, është duke i rrezikuar – për shkak të afërsisë me banesat e tyre dhe punimet që po bëhen në to po ua rrezikon ndërtesat aktuale – nuk ka gjetur mbështetje.

    Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, në të cilën është refuzuar ankesa në emër të banorëve të kësaj lagje.

    Në vendim arsyetohet se pse nuk është ndërmarrë vendimi për vendosje të masës së përkohshme të sigurisë  deri në një vendim të plotfuqishëm të instancave gjyqësore.

    Gazeta Insajderi në vazhdimësi ka raportuar për këtë shqetësim të banorëve të lagjes “Tirana” në Prizren.

    Ata janë të indinjuar me pushtetin lokal atje, të drejtuar nga Shaqir Totaj i PDK-së.

    Derisa, avokatja Donikë Krasniqi ka thënë për Gazeta Insajderi, se Komuna e Prizrenit është duke heshtur, ani pse ajo ka bërë kërkesë ndaj saj tash e 12 ditë që t’i jepet leja ndërtimore që i lejohet “Xharra Toëers” të ndërtojë banesa në atë lokacion.

    “Kam bërë kërkesë që 12 ditë dhe komuna e Prizrenit po hesht. Ende nuk ma ka dhënë lejën ndërtimore të kësaj kompanie”, ka thënë avokatja Donikë Krasniqi.

    Insajderi ka siguruar edhe video të realizuar ditëve të fundit, në të cilën shihet kjo kompani duke kryer ndërtimin në atë pjesë të Prizrenit.

    Në video shihet se si banorët janë të shqetësuar për rrezikun që po u kanoset nga ky objekt banesor.

    VIDEO

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark