Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka njoftuar se kanë fituar kontestin gjyqësor me Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan Insajderi.
Ai ka njoftuar se 50 punëtorë pritet të kompensohen për pagesat e Covid-19.
“Sindikata e cila flet shumë ,punonë shumë , ka pranuar Aktgjykimet nga Gjykata Themelore në Prishtinë për 50 punëtorë ku ne kemi fituar kontestin nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me pagesat e covid 19 . Shumë shpejt shpresojmë që këto mjete do të barten në llogarinë e secilit punëtorë. Organizimi e qanë edhe gurin”, shkroi ai në Facebook.