Gjykatësit e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara të Hagës kanë thënë se lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është përgjegjës për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje dhe përndjekje, në komunat e Bosnjës, një nga dy akuzat kryesore me të cilat ai përballej.
Ai është liruar nga akuza për gjenocid, në ndërlidhje me komunat, por gjykatësit mbetet të japin vendimin për masakrën e Srebrenicës së vitit 1995.
Kjo ishte masakra më e tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore, ku u vranë 8000 myslimanë.