Në një gjykatë në Rhode Island në ShBA, gjykatësi vë drejtësi në një mënyrë të pazakontë, në shumë raste edhe me humor duke bërë gjithë të pranishmit të qeshin.
Gjykatësi 80 vjeçar me këtë sens humori, Frank Caprio, përveç drejtësisë shpërndanë edhe të qeshura në sallën e gjykatës. Ai është një gjykatës i mirënjohur televiziv, i cili gjykon njerëzit në emisionin “Caught in Providence” (“Të kapur mat”).
Këto më poshtë janë disa nga rastet më të njohura, të gjykimeve të tij, të cilat të bëjnë të qeshësh dhe mund t’i ndiqni edhe në videon më poshtë.
Njëherë gjykatësi kishte marrë bijën e të akuzuarit të bisedonte me të lart tek tavolina e gjykatësit. Shtatëvjeçarja Raven ngjitet tek tavolina e gjykatësit, ndërsa gjykatësi e pyet se cila lëndë shkollore i pëlqen më shumë.
“Më pëlqen të këndoj”, thotë vogëlushja.
Ndërsa kur gjykatësi e pyet se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet, duke i propozuar që ajo të bëhet gjykatëse, ajo thotë “gjykatëse”.
“Të pëlqen këtu lart?”, pyet gjykatësi. Raven iu përgjigj – “po, më pëlqen”.
Rasti i dytë në gjykim ishte për një djalë të ri i cili ka kaluar me makinë kur në semafor ka qenë drita e kuqe.
“Isha i hutuar, nuk e di se çfarë ka ndodhur, jam fajtor aty por në atë moment nuk kuptoja se ç’po ndodhte”, thotë i akuzuari.
Gjykatësi ia shpjegon rastin të akuzuarit duke ardhur në përfundim që ai nuk kishte qenë fajtor, por faj ka arkitekti i rrugës i cili nuk ka vendosur dritat rrugore si duhet në mënyrë që të jetë e qartë.
Edhe gjatë kësaj, gjykatësi i bëri të qeshnin të pranishmit duke e shpjeguar rastin e të akuzuarit dhe duke thënë se “ashtu shumë mirë e shpjeguat”, pasi vetë i akuzuari nuk di të shpjegojë se çfarë ka ndodhur.
Rasti i tretë është një grua e cila ka parkuar në një kohë që nuk lejohet të parkohet. Koha jo e lejuar është deri në orën 10:00, ndërsa ajo kishte parkuar në orën 9:58 dhe kishte marrë dënimin në 9:59 e 58 sekonda.
“Në atë rrugë nuk lejohet parkimi nga ora 8 deri në 10. Dhe ju ishit aty… oh jo…”, thotë gjykatësi, dhe zonja vazhdon të tregojë që është parkuar në orën 9:58.
Pas disa momenteve humori ku gjykatësi thotë se “ju keni shkelur këtë ligj”, duke e ngrehur librin, ai thotë se 9:59 është mjaft afër orës 10:00 dhe me këtë rast e lë të ikë pa dënim gruan, e cila gjatë gjithë kohës qeshte e turpëruar.
Një rast tjetër i këtillë, i cili ka bërë bujë dhe ka si personazh kryesor përsëri një fëmijë, është rasti kur gjykatësi thërret një pesëvjeçar të ulet afër tij dhe së bashku ta vendosnin dënimin për babanë e djalit.
“Kam disa probleme me këtë rast pasi babi juaj ka parkuar në rrugë dhe tani kam tri zgjidhje; ta dënoj 90 dollarë, 30 dollarë, apo të mos e dënoj fare. Çfarë mendon se duhet të bëj?”, e pyet gjykatësi pesëvjeçarin.
Pasi e mendoi për një moment, fëmija tha se babi i tij duhet të dënohet me 30 dollarë.
Gjykatësi e vlerësoi për mprehtësinë e gjykimit, pasi pesëvjeçari gjeti një mes, ndërsa vendosi që t’ia ofrojë një marrëveshje.
“Marrëveshja është që nëse babi të dërgon të hash mëngjes, atëherë unë do ta liroj nga akuzat dhe do ta anuloj tiketën”, tha gjykatësi i cili e porositi Jacobin që të hajë një mëngjes të bollshëm, sepse po ia kursente babait të tij 30 dollarë.
Rasti i fundit është një vajzë e cila mundohet ta bindë gjyqtarit që t’ia ulë dënimin duke bërë një qëndrim në duar, ndërsa çuditërisht para kësaj, gjykatësi ia qëllon që vajza ka qenë valltare, vetëm nga lëvizjet e trupit gjatë të folurit dhe shpjegimit të rastit.
“Mund të bëj qëndrim në duar këtu dhe të marr një paralajmërim?”, pyet ajo.
Në fund, pasi që gjykatësi e di vetë atë rrugë ku vajza ka kaluar limitin për vetëm 5 km në orë, e lë atë të kalojë pa dënim.
https://youtu.be/ge3skKYegyc