×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve – pranohen edhe dy viktima

    Insajderi
    11 July 2024 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale ka marrë vendim që në rastin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit të pranohen edhe dy viktima pjesëmarrëse në këtë proces.

    Ky vendim është marrë më 10 korrik dhe se ato do t’i shtohen grupit 1 të viktimave pjesëmarrëse, numri i të cilave ishte 152.

    “Më 10 korrik 2024, trupi gjykues II nxori vendimin më të fundit mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Dy parashtrues të tjerë kërkesash u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor, të cilët do t’i shtohen grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 152 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës viktimash”, thuhet në njoftim.

    DhSK njofton se afati për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje si viktima në proces ka skaduar, mirëpo është vendosur kësisoj për shkak se ekzistojnë arsye të vlefshme.

    “Në vendimin e tij, trupi gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por meqenëse ekziston një arsye e vlefshme, ka vendosur t’i pranojë këto kërkesa edhe pse ato ishin dorëzuar pas afatit të paraparë”, thuhet tutje.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark