×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend dështoi për mungesë të të akuzuarve, seanca e re caktohet me 10 shkurt

    Insajderi
    21 November 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca gjyqësore për rastin e përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej të enjten, dështoi për shkak të mungesës së disa të akuzuarve.

    Në seancë ishte e pranishme vetëm ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërsa të akuzuarit e tjerë, Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, nuk u paraqitën.

    Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Fatime Demaku, ka vendosur që gjykimi të vazhdojë më 10 shkurt 2025, një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin.

    Ministrja Haxhiu kërkoi që seanca të shtyhet për shkak të agjendës së ngjeshur gjatë muajit janar, ndërsa avokati i Lekaj, Musa Damati, ishte i pranishëm për të mbrojtur të akuzuarin.

    Në këtë rast, ministrja Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu akuzohen për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016, një veprim që shkaktoi kaos gjatë një seance parlamentare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark