Gjyqësori, dështimi më i madh në luftën kundër korrupsionit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyqësori, dështimi më i madh në luftën kundër korrupsionit

    Insajderi
    06 December 2016 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti i Kosovës për Drejtësi së bashku me organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës, në mbështetje të Ambasadës Amerikane kanw organizuar një performance para Pallatit të Drejtësisë për “Dështimet në Luftimin e Korrupsionit”.

    Betim Musliu nga IKD, tha se qëllimi i kësaj performance është shpalosja e disa prej gjetjeve kryesore për dështimet në luftën kundër korrupsionit në Kosovë.

    Sipas Musliut, disa prej gjetjeve kryesore janë që sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me lëndë të shumta të korrupsionit, të cilat nuk trajtohen si duhet me prioritet.

    Musliu tha se ka lëndë të korrupsionit që janë ende në prokurori dhe janë të vitit 2002.

    “Pra ka qytetarët që prej vitit 2002 kanë denoncuar korrupsionin dhe këto raste nuk janë trajtuar asnjëherë nga prokuroria”, u shpreh Musliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    17 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark