Trajneri i Monzës, Alessandro Nesta u shpreh i zemëruar ndaj gjyqtarëve pasi ekipit të tij iu anulua një gol në humbjen 1-0 ndaj Milanit.
Skuadra e tij dominoi pjesën e parë në stadiumin U-Power, teksa humbi mundësi mundësi shënimi dhe e gjeti rrjetën që herët me një gjysmë-volej nga Dany Mota Carvalho.
Megjithatë, gjyqtari e anuloi golin për një shtyrje të mëparshme të Warren Bondo ndaj Theo Hernandez , vendim ky që ngjalli reagimin e trajnerit të Monzës.
Annullare il gol del Monza per questo è una decisione impresentabile e indifendibile, per usare eufemismi.
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) November 2, 2024
L’arbitro Feliciani è lo stesso che in Genoa-Inter non vide nulla senza Var,
È proprio la sua qualità decisionale in campo il problema#MonzaMilan pic.twitter.com/993a2Tl1aB
“Ne ndihemi të zemëruar, por edhe krenarë për këta djem. Ne patëm dy paraqitje të shkëlqyera kundër Atalantës dhe Milanit, mund të kishim shënuar katër gola në pjesën e parë, shënuam një dhe u anulua”.
“Ata po e shkatërrojnë futbollin sipas mendimit tim, ne duhet të kthehemi në stilin e vjetër të gjykimit. Çfarë lloj faulli është ai? Gjyqtarët i kanë kërkuar falje Monzës pas asaj që ndodhi kundër Atalantas”, deklaroi Nesta.
“Futbolli dikur ishte më i thjeshtë, dikur ishte një sport kontakti, tani çdo prekje e vogël penalizohet, një thua i këmbës është jashtë loje, duhet të shkosh në duel me duart të shtrënguara pas shpine ose mund të jetë penallti”.