Gjyqtari i ri i Kushtetueses, Jeton Bytyqi betohet para presidentes Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyqtari i ri i Kushtetueses, Jeton Bytyqi betohet para presidentes Osmani

    Insajderi
    11 March 2024 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është mbajtur ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi para presidentes Osmani. Prezente ishte edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

    Presidenca ka njoftuar se Osmani e ka uruar Bytyqin për rolin e ri si gjyqtar në Kushtetuese.

    “Sot u mbajt ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj. Presidentja Osmani e ka uruar z. Bytyqi për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni. Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale”, thuhet në postimin e Presidencës.

    Më 14 shkurt Kuvendi i Kosovës e kishte përzgjedhur Bytyqin gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Ai mori 69 vota, ndërsa kandidati tjetër Selman Ymeri mori 19 sosh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark