Gjyqtari kroat emërohet kryembrojtës i Thaçit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyqtari kroat emërohet kryembrojtës i Thaçit

    Insajderi
    20 February 2024 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luka Mishetiq është emëruar udhëheqës i ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi, pas largimit të Gregory Kehoe.

    Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Fidelma Donlon, e ka bërë emërimin e avokatit kroat pas konfirmimit se nga ekipi mbrojtës janë larguar Gregory Kehoe dhe Joe Rider.

    Më 19 janar administratorja e kishte njoftuar panelin përmes një letre të dërguar nga Thaçi se kontrata e Kihou dhe Rider me të ka përfunduar.

    Më 9 shkurt Mishetiq kishte informuar panelin se ai ka arritur marrëveshje me Thaçin për t’i pasuar ata si avokat. Derisa më 16 shkurt është konfirmuar emërimi i Mishetiq për ta drejtuar ekipin mbrojtës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark