
Gjyqtarja e procedurës paraprake në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë, pak kohë më parë përfshihej në diskutimet politike që zhvilloheshin online. Ndodhte kjo para disa muajsh.
Në rrjetin social Linkedin ku gjyqtarët e prokurorët e Hagës janë tejet aktiv, ajo kishte pëlqyer një postim ku i përfshirë është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gjyqtarja nga Franca, Mazhori Masëlo kishte pëlqyer postimin e emisarit të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.
Troccaz ishte takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai e quante Francën partnere të ngushtë të Serbisë në rrugën evropiane.
“I nderuar që u prita në Beograd nga Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, pak ditë pas vizitës së tij të suksesshme në Francë. Franca qëndron përkrah Serbisë në rrugën drejt Evropës”, shkruante ai në rrjetin social LinkedIn.
E në mesin e pëlqimeve në këtë postim, ishte edhe i gjyqtares e cila tash është në rastin e Thaçit për pengim të drejtësisë.
Ajo ka rolin e gjyqtares së procedurës paraprake.
Edhe në Kosovë, edhe në vendet e tjera, është e ndaluar që gjyqtarët të përfshihen në forma të ndryshme, në diskutimet politike. /Nacionale