Gazetari, Ridvan Berisha së fundmi një emision sportiv ka bërë disa deklarata të bujshme ndaj dy lojtërave të kombëtares shqiptare të cilët janë nga Kosova.
Berisha ka kritikuar Mirlind Dakun i cili luan për Rusinë.
“Njani lun në Rusi parameno, ky vendasi jem po qysh me lu në Rusi ia kajsha belanë. Rusia është nën sanksione të BE’së. I kom korrespodencat e tij kur e falendërojnë pa masë kryetarin e federatës së futbollit, Agim Ademin”, u shpreh Berisha.
Sipas tij të dy nuk duhen të ankohen që nuk janë në kombëtare të Kosovës.
Edhe ky Arbër Hoxha e tjerë edhe knej sillen me vajtim po a e din që është njëfar pragu i moralitetit që s’duhet me u kalu. Nuk mujnë me u sill me tri katër ftyra me u kanë hipokrit. Fedrata jonë e futbollit i ka vë në kontakt mbi 2 mijë lojtarë të BundesLigës.
Berisha ka thënë se posedon fakte që federata e futbollit është në kontakt me këta 2 mijë vetë.
“Shqiptarët si Arbër Hoxha mujnë me bo demonstrata jo po na thërret jo spo na thërret e kom të verfikunë me korrespodencë këtë informatë që federata jonë e futbollit është në kontakt me këta 2 mijë vetë edhe ma shumë se 2 mijë, por më duket se shqiptarët nuk mujnë me bajt njëri tjetrin në mes veti. Fedarata ka mbajtur kontakte me lojtarë e sot shesin men që nuk janë në kombëtare të Kosovës. Këta gjysëkapadijë nuk e durojnë njëri tjetrin e kom të verifikune këtë informatë”.