Gjyshi në Vushtrri tentoi me forcë ta marr në përkujdesje mbesën, arrestohet nga policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyshi në Vushtrri tentoi me forcë ta marr në përkujdesje mbesën, arrestohet nga policia

    Insajderi
    28 June 2025 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të marrjes apo mbajtjes së kundërligjshme të fëmijës dhe armëmbajtjes pa leje në Vushtrri.

    Një person ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit, për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës.

    “Vushtrri 27.06.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës”, thuhet në raport.

    Gjatë kontrollit, bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore.

    I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark