Ky rezultat bie në kundërshti me deklaratën e CEO-s së operatorit mobil Amerikan Sprint I cili thoshte se konsumatorët e Note po i këmbejnë telefonët e tyre me një Galaxy S7.
Gjithashtu një tjetër hulumtim nga BayStreet parashikonte se 70% e pronarëve të një Note 7 do e shkëmbejnë atë me një Galaxy S7, njofton Pcworld.al.
Anketa e IDC-së është realizuar online përgjatë dative 17-18 Tetor, katër ditë pasi Samsung njoftoi fundin e prodhimit të Note 7-tës. Anketat bazohej në tre grupe përdoruesish: ata që kanë një telefon Samsung, ata që kanë pasur një të tillë dhe ata që skanë patur kurrë.
Vetëm 27 përdorues të Galaxy Note 7 ishin bërë pjesë e anketës. IDC tha se vetëm 17% e tyre do të blinin një tjetër teleofn Samsung.
Por lajmi i mire është se marka e Samsung do ti mbijetonte dështimit të Note 7-tës sepse një pjesë e madhe e të anketuarve thane se nuk e kishin problem të blenin produkte të tjera nga kompania. /Insajderi.com