Smajl Balaj nga Llausha e Skënderajt që 15 vite merret me kultivimin e pemëve dhe perimeve.
Në një rrëfim për Gazetën Insajderi ai ka treguar që ka gjysmë hektari serra. Në to ka të mbjellura dredhëza, pjepër e speca.
Nga shitjet që i bënë prej dredhëzave, ai ka treguar se fiton rreth 700-800 euro në muaj.
“Hala pa ia nisë sezoni i shesim dredhëzat. Ma herët e kemi pasë shumë problem, është dashtë në mëngjes me vjelë edhe me dal me e shitë nëpër magjistrale. 700-800 euro i fitojmë, një rrogë mesatare”, ka thënë ai.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim: