Fenomeni, i quajtur “Hikikomori”, është përcaktuar nga ana e Shëndetësisë Japoneze dhe Ministrisë së Punës e Mirëqenies.
Ky fenomen përfshin njerëzit që kanë qëndruar në shtëpinë e tyre për gjashtë muaj ose më shumë pa shkuar në shkollë dhe në punë, apo që nuk kanë dalë me shoqërinë e tyre, raporton e përditshmja britanike “The Independent”.
Sondazhi zbuloi se 541,000 njerëz të moshave 15 deri në 39 vjeç, ishin duke jetuar në izolim. Shifra në fakt është më e ulët se ajo e vitit 2010, kur 696.000 ishin menduar se vuajnë nga “Hikikomori”.
Ata që vuajnë nga “Hikikomori” shumicën e kohës së lirë e kalojnë duke luajtur video-lojëra ose duke lexuar libra në shtëpi, në vend se të ndërveprojnë me të tjerët.
Por psikologët thonë se ky fenomen nuk është i shkaktuar nga dembelizmi. /Insajderi.com