
Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e parë të gjysmëfinales në kuadër të Copa del Rey kundër Atletico Madrid.
Selektori gjerman, Hansi Flick, ka bërë disa ndryshime në formacionin e blaugranasve, ku në bankë rezervë është lënë sulmuesi Lewandowski dhe në vend të tij është Ferran Torres, shkruan Insajderi.
Po ashtu, që nga fillimi do të luajë edhe Dani Olmo, i cili shënoi në ndeshjen pas rikthimit nga lëndimi.
Në vend të Casados do të luajë edhe Frenkie de Jong që nga minutat e parë.
Ndryshime të mëdha në formacion nuk janë vërejtur tek skuadra e selektorit argjentinas, Diego Simeone.
Simeone starton me dyshen e sulmit Griezmann dhe Julian Alvarez.
Atleti rreshtohet 4-4-2 kundër Barcelonës.
Ndeshja do të luhet në Montjuic, në stadiumin e përkohshëm të Barcelonës. /Insajderi.org/