Gjakova mbeti prapa për inate personale, thotë Pacolli – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakova mbeti prapa për inate personale, thotë Pacolli

    Insajderi
    15 October 2016 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai ka thënë se Gjakova gjithmonë ka qenë një vend me potencial shumë të madh zhvillimi me infrastrukturë industriale, bujqësi e të gjitha gjërat e nevojshme për të bërë biznes, por sipas tij i gjithë ky potencial është ngulfatur nga institucionet vendore të cilat për inate personale e kanë bllokuar këtë rajon.

    Pacolli ka thënë se Gjakova i paguan shtetit tatim mbi tre për qind ndërsa investimet e buxhetit të Kosovës për Gjakovën janë vetëm 1.2 për qind. “Kjo është një hile që i bëhet Gjakovës” ka thënë Pacolli, duke shtuar se në kohën sa ishte në qeveri, me shumë mund kishte kërkuar që Gjakova të bëhet zonë e lirë ekonomike.

    “Unë sot çuditem pse kjo zonë e lirë ekonomike ka mbetur e heshtur. Kryetarja e Gjakovës duhet të punojë më shumë në këtë aspekt. Unë mund t’i numëroj fabrikat që rrinë bosh sot”, ka thënë presidenti i AKR-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark