Për shkak të madhërimit që i bëri ish-politikanin serb (tashmë të ndjerë, por i dënuar paraprakisht me nëntë vite burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve), Oliver Ivanoviq, është organizuar protestë të hënën kundër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Insajderi.
Kësaj proteste përveç Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbështetje i ka dalë edhe Partia Socialdemokrate, me ç’rast Dardan Molliqaj u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë.
“Fëmijët e dëshmorëve na mbledhin në protestë, të hënën nga ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti. Kundër skandalit të një politikani instrumental si puna e Kurtit që as nuk kërkoi falje, as nuk u pendua. Zëri i organizuar kundër tendencës për ta rishkruar e instrumentalizuar historinë duhet të na bashkojë më shpesh, në shesh”, ka shkruar Molliqaj.