Në afërsi të aeroportit ndërkombëtarë të Prishtinës mbrëmë është shfaqur një zjarr i madh. Gazeta Insajderi ka mësuar se bëhet fjalë për “Karting Arena Go-Kart”, që ndodhet në Sllatinë.
Për rastin Insajderi ka kontaktuar me pronarë të këtij biznesi, ku na është bërë më dije se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta.
Ende nuk dihet arsyeja pse është shkaktuar ky zjarr.
“Ka qenë një zjarrëvënie gjatë punës, mundet me qenë edhe rryma, ka pasur derivate përbrenda, me rëndësi lëndime të rënda ska, dy persona vetëm kanë pësuar lëndime të lehta”, kanë deklaruar nga “GO-Kart”.
Tutje është bërë me dije se janë në pritje të policisë për një raport të plotë.