Godet Ekrem Hyseni: Një ditë para zgjedhjeve, ia merr Vetëvevendosjes katër figurat kryesore, themeluesit e saj në Llap - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Godet Ekrem Hyseni: Një ditë para zgjedhjeve, ia merr Vetëvevendosjes katër figurat kryesore, themeluesit e saj në Llap

    Insajderi
    11 October 2025 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryetar në Podujevë, Ekrem Hyseni ka bërë një hap të jashtëzakonshëm vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

    Siç ka bërë të ditur vet Hyseni përmes një postimi në Facebook, ekipës së tij i janë bashkuar katër figurat kryesore-themelues të Vetëvendosjes në Podujevë.

    Përveç Ajet Poterës, Hysenit në përkrahje i kanë dalë tashmë edhe Bedri Maqastena, Besnik Mulliqi e Bujar Hasani.

    Kjo është një ndër lëvizjet më të fuqishme që është bërë në nivel vendi, kur kihet parasysh fakti që këto janë figurat më të fuqishme që Vetëvendosjes në Llap.

    Hyseni ka shkruar: Bashkë me Ajet Poterën, Bedri Maçastenën, Besnik Mulliqin e Bujar Hasanin, për ndryshimin e madh e të domosdoshëm! Ora e ndryshimit të madh po afron! Ndryshimi i madh nisë nga nesër!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark