Statusi i pazgjidhur i marrëdhënieve me Kosovën mbetet pengesa më e madhe për integrimin evropian të Serbisë, ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, raporton Tanjug.
Godfrey ka thënë se politika e Shteteve të Bashkuara se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës duhet të bazohet në njohjen reciproke është konstante, pavarësisht nga ndryshimi i administratës.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun midis Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe vazhdojnë të ecin me të”, ka thënë ndër të tjera Godfrey në një konferencën nëpërmes të internetit “Serbia, Ballkani Perëndimor dhe integrimet Perëndimore në Kohën e Sfidës”, të organizuar nga Qendra serbe për Politikën e Jashtme me mbështetjen e ambasadës Amerikane./Insajderi.org.