Martin Shkreli – i cili nxiti reagim të ashpër vitin e kaluar kur ngriti çmimin e një medikamenti për shërimin e HIV-it – ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të mbledhur para për një kauzë përmes një ankandi ku personi që ofron më së shumti para për kauzën e tij, merr të drejtën ta godasë atë.
33 vjeçari, ish-drejtor ekzekutiv i kompanive së barnave Retrophin dhe Turing Pharmaceutical, u bë i famshëm vitin e kaluar kur ngriti cmimin e një bari të rëndësishëm për shërimin e HIV-it nga 13 dollarë në 750 dollarë. Veprimi i tij kishte nxitur zemërimin e publikut, shkruan The Guardian.
Tani, Shkreli ka ofruan mundësinë që qytetarët që e kanë atë inat të largojnë frustrimin në të personalisht, duke e goditur.
“Fituesi [në këtë ankand] fiton të drejtën që të më jap një shuplakë, të më godas, apo për një darkë. Cfardo që ata dëshirojnë,” ka shkruar ai në llogarinë e tij në Tëitter.
Ai është duke mbledhur mjete për një djalosh me që ka mposhtur sëmundjen e leukemisë, babai i të cilit vdiq më 24 shtator. Fondi i mirëbesimit për djaloshin është krijuar në nderim të të atit./Insajderi.com