Goditën me grushte policin kufitar në terminalin e portit të Vlorës, arrestohen 3 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditën me grushte policin kufitar në terminalin e portit të Vlorës, arrestohen 3 persona

    Insajderi
    12 March 2025 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia shqiptare ka arrestuar 3 persona pasi goditën me grushte një polic kufitar në terminalin e portit të Vlorës.

    Në pranga ranë shtetasit me iniciale S. S., 23 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, L. C., 29 vjeç, dhe E. F., 39 vjeç, banues në Vlorë.

    Ata akuzohen se pasditen e djeshme, rreth orës 15:30, kanë goditur me grushte për motive të dobëta gjatë detyrës një punonjës policie të Kufirit dhe Migracionit në ambientet e jashtme të Terminalit të Portit Detar Vlorë.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Oficerin e Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, L. C., 29 vjeç, dhe E. F., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 11.03.2025, rreth orës 15:30, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, në ambientet e jashtme të Terminalit të Portit Detar Vlorë, një punonjës policie të Kufirit dhe Migracionit, gjatë detyrës”, njoftoi policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark