×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditet banda shqiptaro-bullgare e kokainës, 11 të arrestuar në Belgjikë

    Insajderi
    04 February 2023 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet belge kanë goditur një bandë shqiptaro-bullgare që trafikonte drogë në Belgjikë.

    11 persona përfunduan në pranga pas operacionit policor.

    Në një sërë kontrollesh shtëpish në vende të ndryshme të Belgjikës, çoi në sekuestrimin e më shumë se pesëdhjetë kilogramë kokainë dhe heroinë, si dhe 100,000 euro para në dorë.

    “Në fund të vitit 2021, zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde hapi një dosje në bazë të komunikimeve të deshifruara të SKY ECC kundër një organizate kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës”, thotë zëdhënësi Gilles Blondeau. Banda në fjalë vepronte nga Meise, ndërkohë që përdorte automjete të pajisura me ndarje të fshehura për të transportuar drogën që vinte nga Holanda, duke e shpërndarë në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

    Hetimi çoi në përgjimin e dy ngarkesave droge të premten, ku disa kamionë që transportonin drogë u ndaluan në Aalst dhe Ypres. Në total, policia sekuestroi dyzet kilogramë kokainë dhe trembëdhjetë kilogramë heroinë.

    Fill pas këtij aksioni hetuesit bastisën dymbëdhjetë adresa në Meise, Grimbergen, Diegem, Wezembeek-Oppem, Sint-Niklaas, Evergem, Aalst, Evere, Sint-Gillis, Auderghem, Sint-Pieters-Woluwe dhe Schaarbeek. Me arrestimin e 11 personave, u sekuestruan dhe 12 armë zjarri, si dhe 100 mijë euro para të gatshme. Policia Gjyqësore Federale sekuestroi edhe disa paleta me produkte duhani, disa kamionë gjysmërimorkio dhe disa furgona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark