Goditet grupi që falsifikonte dokumente, të arrestuarit nga Kosova dhe Shqipëria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditet grupi që falsifikonte dokumente, të arrestuarit nga Kosova dhe Shqipëria

    Insajderi
    06 February 2025 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka goditur grupin kriminal me pjesëtarë shtetas të Kosovës e të Shqipërisë, duke arrestuar 6 persona.

    Po ashtu janë sekuestruar 15 dokumente të huaja dhe shqiptare që dyshohet se janë false.

    “Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.”

    Ata dyshohet se falsifikonin dokumente të ndryshme me qëllim shitjen e shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.

    Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

    -3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;

    -2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,

    -1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;

    -1 leje drejtimi rumune;

    -1 kartë identiteti shqiptare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark