Një incident ka ndodhur pak më parë në protestën që po zhvillohet nga Sali Berisha.
Kreu i PD-së është goditur me grusht nga një protestues që ndodhej pranë tij.
Pas goditjes me grusht nga një person në protestë, shumë persona i janë vërsulur atij që i gjuajti me grusht Sali Berishës.
Ata e kanë sulmuar për disa minuta me grushte dhe shqelma dhe nuk dihet gjendja e tij.
Më pas ai është shoqëruar nga efektivët e policisë.