![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një zyrtare policore është goditur dje me veturë në Veternik.
Rasti ka ndodhur gjatë tentim-ndalimit të një veture ku policia ishte duke e zhvilluar një aksion policor.
Policia ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me arë nuk ka të lënduar nga arma.
“Njësia policore gjatë zhvillimit të një operacioni policor, gjatë tentim-ndalimit të një veture, i dyshuari për t’i ik kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore. Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me arë nuk ka të lënduar nga arma. Kurse, viktima (zyrtarja policore) është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor, ajo ka pësuar lëndime të rënda (thyerje të këmbës). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.