Ka vdekur një person pasi është goditur nga një traktor në Rahovec.
Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur prapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.