Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Migjeni” në Prishtinë. I lënduar ka mbetur një motoçiklist.
Këtë për Insajderin e konfirmojë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa tha se i njëjtit është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, në rrugën Migjeni në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti shtoi se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.